Në tregun e telefonisë inteligjente, në ditët më të mira pesha që zinte në treg nuk i kalonte 5 për qind, ndaj kompania vendosi të tërhiqej nga dy seritë e saj, Lumia dhe Ëindoës 10 Mobile.

Por, disfata me dy produktet e mësipërme nuk e kanë shkurajuar Microsoft, që synon të rikthehet në këtë treg në përpjekjen e radhës për të rivalizuar me Apple dhe Samsung.

Bëhet fjalë për Surface Phone, një pajisje që mund të mbërrijë në fund të këtij viti.

Deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga kompania e Bill Gates, por në internet qarkullojnë disa lajme që flasin se nuk bëhet fjalë vetëm për një telefon inteligjent, por për një pajisje 3 në 1.

Sipas këtyre raportimeve në forumet dhe faqet teknologjike, Surface Phone do të jetë një “makineri” e vetme që do të bashkojë telefonin inteligjent, tabletin dhe kompjuterin e ndërtuar në mënyrë të tillë që të paloset e përdoret si telefon, kur nevojitet si i tillë, të hapet pak më shumë për t’u shndërruar në tablet dhe në fund të hapet krejtësisht për t’u shndërruar në një kompjuter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA