Mark Zuckerberg njoftoi pak ditë më parë ndryshimin e algoritmit të Facebook, duke u dhënë më shumë prioritet postimeve të kryera nga familjarë dhe miq të përdoruesve të rrjetit më të madh në botë.
“E dimë fort mirë që nga kjo mund të humbasim disa para nga bizneset që përdorin platformën tonë, por Facebook është krijuar për të lidhur njerëzit, për të afruar njerëzit”, argumentonte Facebook.
Por, tani rrjeti social njoftoi një tjetër risi, që do t’u vijë në ndihmë më së shumti mediave që përdorin Facebook për të shpërndarë lajmet e tyre.
Facebook thotë se do t’u japë prioritet në Neës Feed burimeve të informacionit që vlerësohen si të besueshme nga vetë përdoruesit e rrjetit social.
Më herët, Mark Zuckerber kishte deklaruar se lajmet do të përbënin 4 për qind të përmbajtjes së Neës Feed, nga 5 për qind që është aktualisht.
Top Channel