Gara për të patur inteligjencën artificiale krejtësisht autonome nga kontrolli njerëzor ka vite që ka nisur me gjigantëve të teknologjisë.
E një ndër kompanitë lider në këtë drejtim është Google. Drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan thotë se AI (Artificial Intelligence) është një ndër fushat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit dhe e krahasoi atë me zbulimin e zjarrit dhe elektricitetit.
Duke folur për MSNBC, Sundar Pichai iu përgjigj edhe shqetësimeve se inteligjenca artificiale do të shkatërronte ekonomitë e shumë familjeve duke nxjerrë me miliona vetë në rrugë si të papunë.
“Nuk e shoh në këtë kendvështrim. Sa u takon vendeve të punës, sigurisht që AI mund të jetë një kërcënim, por mendoni se sa shumë do të kursehej nga njerëz që nuk do të kishin më nevojë për një jurist, nuk do të kishin më nevojë për një llogaritar. Njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen në këtë drejtim, por sërish duhet ta përqafojnë avancimin e teknologjisë. Historia ka treguar se popujt që nuk e kanë bërë këtë kanë mbetur pas”, deklaroi ai.
Top Channel