Në 2017 shpenzimet botërore në aplikacione për smartphone është më shumë se dyfishuar në krahasim me 2015, duke arritur kuotën e 86 miliardë dollarëve.
Të dhënat vijnë nga një raport i analistëve të App Annie, sipas të cilëve shifra kalon 70% të të ardhurave botërore të sektorit të muzikës live dhe të regjistruar, dhe është pothuajse trefishi i të ardhurave të kinemave në të gjithë botën.
Vitin e kaluar në botë janë hedhur mbi 175 miliardë aplikacione, 60% më shumë se 2015, sikur çdo njeri i tokës të kishte bërë dy shkarkime në muaj.
Përballë 6 milionë aplikacioneve të ndryshme në dispozicion, në smartphone gjenden mesatarisht 80, nga të cilat çdo muaj përdoren 40. Mesatarisht çdo person përdor një aplikacion për tre orë në ditë.
Ndër vendet e përfshira në studim, India ka kaluar SHBA-në duke u bërë tregu i dytë për numrin e aplikacioneve të shkarkuara, pas Kinës. Në harkun e dy viteve shkarkimet janë rritur me 125 % në Kinë dhe 215% në Indi, ndërsa janë ulur me 5% në SHBA.
Top Channel