Nuk siguroi shumicën parlamentare, kryeministrja daneze Frederiksen jep dorëheqjen: Qeveria e ardhshme duhet të jetë gati për sfidat
Plot 33 persona, të dyshuar si pjesëtarë të mafies kineze, kanë përfunduar në pranga në Itali gjatë një operacioni të orëve të para të së enjtes, shënjestra e të cilit ishte një grup i akuzuar se kontrollonte në mbarë Europën transportin e mallrave të prodhuara në Kine dhe nga kinezët në Itali.
Operacioni i koduar “China Truck” ishte pjesë e një hetimi të nisur në vitin 2011. Mbi të akuzuarit rëndon padia e lidhjeve me organizatat kriminale. Nga sa pohon policia, 21 persona të tjerë janë aktualisht nën hetim.
Grupi e pati nisur veprimtarinë e tij në qytetin e Pratos, për ta shtrirë më pas ndikimin e vet në Romë, Firence, Milano, Padova e Piza.
Por ai vepronte edhe në Francë e Spanjë, ku besohet të jetë përfshirë edhe në aktivitete të tjera të paligjshme, si prostitucion dhe trafik të lëndëve narkotike.
Top Channel