Bulqiza nën dëborë. Ngrica në disa akse rrugore
18/01/2018 09:46
Ulja e temperaturave deri në -7 gradë është shoqëruar me reshje dëbore dhe ngrica në rrugë në Bulqizë.
Përgjatë aksit nacional Bulqizë-Peshkopi, Qafë e Buallit-Krastë dhe Bulqizë-Klos me drejtim në Tiranë, ka ngrica. Probleme nga reshjet dhe ngricat ka dhe në disa rrugë rurale që të çojnë në Ostren.
Policia e Bulqizës i rekomandon drejtuesve të automjeteve përdorimin e zinxhirëve në segmentet ku ka prani të akullit.
Trashësia e dëborës në qytet ka shkuar 3 cm, ndërsa në zonat e thella si Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë trashësia e dëborës shkon deri në 20 cm.
Top Channel