Një lojë pornografike që shfrytëzon teknologjinë VR (realiteti virtual), thotë se ka riparuar një avari në sistemin e saj të sigurisë, që zhveshi nga sekreti mbi 20 mijë përdorues të saj.

SinVR është një aplikacion që instalohet si në pajisjet Android, ashtu edhe në iOS të Apple.

Avaria në sistemin e sigurisë u zbulua nga “Digital Interruption”, një kompani britanike e specializuar në sigurinë kibernetike.

SinVR, përmes një publikimi në rrjetet sociale falenderoi “Digital Interruption” dhe njoftoi se të dhënat e përdoruesve të lojës për të rritur ishin të sigurta.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e sigurisë tonë kibernetike. Mbrojtja e të dhënave të klientëve tanë është parësore për ne”, thuhet në njoftimin e SinVR.

Aplikacioni funksionon me pjesën më të madhe të pajisjeve VR, përfshirë HTC Vive dhe Oculus Rift.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA