Ford Mustang Bullit, kthimi i një legjende (Foto)
16/01/2018 10:27
Në vitin 1968, Steve McQueen e shndërroi në legjendë makinën Ford Mustang Bullit në filmin e famshëm “Bullit” dhe 50 vite më vonë ky automjet është rikthyer.
Në Sallonin e Detroitit, Ford Mustang Bullit është shfaqur me ngjyrën e gjelbër klasike të tij dhe në numër të limituar. Sigurisht, edhe me një pamje moderne.
Do të jetë një makinë më e shpejtë sesa Mustang GT, pasi do të arrijë 262 km/h, ndërkohë që Mustang GT kapte deri në 250 km/h.
Top Channel