Virozat e stinës, shtohen rastet në Lushnje

15/01/2018 11:51

Mbi 50 fëmijë janë shtruar javën e fundit në repartin e Pediatrisë në Lushnje.

Reparti i Reanimacionit është i mbushur me fëmijë prej disa ditesh, të prekur nga bronkopneumonia. Komplikacionet janë të mëdha edhe për fëmijët e porsalindur.

Sipas mjekes pediatre, Hatixhe Spahiu, 10 pacientët e paraqitur në spital kanë patur çrregullime diarreike, dhimbje barku dhe temperaturë të lartë.

Sipas mjekes, nënat nuk duhet të presin 24 orëshin për të ulur temperaturën e fëmijës, por duhet të drejtohen direkt te mjeku specialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA