Gjigantët e teknologjisë po përplasin idetë në takimin vjetor të risive CES2018 që po zhvillohet në Las Vegas.

Për shumë analistë, edicioni i sivjetëm hi-tech kishte një mbipopullim ideshë dhe risish, që vijnë kryesisht nga Kina.

E mes këtyre risive është edhe prezantimi i telefonit Axon M të kompanisë ZTE. Bëhet fjalë për një pajisje inteligjente, në pamje të parë krejtësisht i ngjashëm me telefonat e tjerë celularë që mbipopullojnë sot tregun.

Por nuk është krejtësisht kështu. Axon M është ndryshe. Ky telefon funksionon si një bllok, apo portofol dhe hapet, duke u mundësuar përdoruesve një dopio-ekran, që mund të përdoren njëkohësisht veçmas njëri-tjetrit, ose si një i tërë sipas dëshirës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA