Irani ngre alarmin për tregtinë botërore, në shënjestër korridoret detare
Rroba të veshura nga viktima të përdhunimit në momentin që janë sulmuar, dolën në një ekspozitë në Bruksel.
Ekspozita është hapur në lagjen Molenbeek të kryeqytetit belg dhe ideatorët e saj synojnë të “çmitizojnë” mitin që si faktor nxitës të përdhunimeve janë edhe “veshjet e gabuara dhe provokuese”.
“A kam faj unë?”, është titulli i ekspozitës. Rrobat janë marrë me qira nga grupi CAW East Brabant, një organizatë që u vjen në ndihmë viktimave të përdhunimit për të tejkaluar traumën e pësuar.
“Janë veshje krejtësisht normale! Janë veshje të njerëzve normalë, madje është edhe bluza e një fëmije me një shkrim “My Little Pony”, thotë Lieshbeth Kennes, një prej organizatoreve të ekspozitës.
Kennes thotë se viktimat e këtij fenomeni vazhdojnë të fajësohen pjesërisht për veshjen, sjelljen e madje edhe pse shëtit me biçikletë.
“Ka vetëm një person përgjegjës dhe i vetmi që mund të parandalojë një përdhunim dhe ai person nuk është viktima, por agresori”, thotë Kennes.
Top Channel