Facebook vazhdon eksperimentimet në frontit editorial, duke krijuar një rubrikë të re për lajmet lokale në aplikacionin e saj për smartphone.
Sipas faqes ReCode, kjo rubrikë do të quhet “Today in” dhe ushqehet nga lajmet lokale, eventet dhe lajmërimet. Burimet do të kontrollohet nga një skuadër njerëzore ekspertësh, ndërsa inteligjenca artificiale do të ndihmonte në nxjerrjen e përmbajtjes.
Testet kanë nisur në gjashtë qytete amerikane, New Orleans, Little Rock, Billings, Peoria, Olympia dhe Binghamton. Përdoruesit e lokalizuar në atë zonë do të mund të kenë rubrikën për të parë informacione të mara nga mediat lokale.
Kjo iniciativë hynë në Journalism Project të Facebook, që doli pas zgjedhjeve të fundit presidenciale në Amerikë, që nisën alarmin për fenomenin “fake news” online.
Top Channel