Një ekran prej 146 polsh për të treguar fuqinë e një teknologjie që ka të gjitha avantazhet e Oled, dhe ndonjë më shumë. Mund të zgjedhim përmasat e ekranit në bazë të hapësirës që kemi në shtëpi.

Flasim për The Wall, televizori i së ardhmes që Samsung prezantoi në panairin e CES në Las Vegas. Kompania koreane është fokusuar tek teknologjia MicroLed, që konsumon pak dhe zgjasin më shumë. The Vall është ende një prototip por na jep idenë se çfarë është duke programuar Samsung.

Ky është televizori i parë “modular”. MicroLed, ashtu si emri, janë mikroskopike dhe inorganike, në gjendje të krijojnë dritë autonome. Objektivi është që dhe tv smart të bëhen “inteligjente”. Samsung synon që të lidhë të gjitha pajisjet e saj bashkë në një platformë, që nga smartphone, pajisjet elektroshtëpiake e deri tek makinat, të quajtur SmartThing. Një farë interneti i gjërave, ku në qendër është televizori.

Tashmë jo vetëm komandim, por edhe flet, duke e kthyer kështu në televizor inteligjent.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA