Kush është më shumë se 40 vjeç duhet ta mbajë mend me një farë nostalgjie markën që duket se u zhduk për tu rikthyer: Psion. Prodhonte Pda, (Personal Digital Assistant).
Bëhet fjalë për celularët para smartphone, dhe që ishin zhdukur të paktën deri sot, ku pak a shumë Psion u kthye.
Kompania u lbe në 2000 nga Motorola Mobility për të sjellë kompaninë Gemini PDA, një Persona Digital Assistant të gjeneratës së re.Gemini u prezantua në CES në Las Vegas në versionin final. Lloji i ri është si një “sanduiç” ku ekrani mbyllet me tastierën. Surpriza e parë është një TouchScreen prej 5.99 polsh full HD me ngjyra, ndërsa i dyti është një Qwerty mjaft komode për tu përdorur. Pra, kur e hapim do të kemi një minikompjuter.
Ka një procesor decacore Mediatek Helio X27 të kombinuar me një GPU Mali, 4 GB Ram dhe 64 GB memorie dhe një MicroSD. Ka vetëm një kamer 5 megapiskel, pasi mbi të gjitha është një mjet pune, jo për të bërë selfie dhe zbavitja kalon në plan të dytë. Ata që e kanë financuar si projekt në Indiegogo, e blejnë për 299 dollarë në versionin vetëm WiFi, dhe 399 dollarë për ato me kartë SIM dhe LTE. Ndërsa për të tjerët përkatësisht 499 dollarë dhe 599 dollarë.
Top Channel