Kryeministri në Fier, flet për reformën e ujit dhe skemat financiare për fermerët

09/01/2018 18:45

Nga qyteti i Fierit Kryeministri bëri paralajmërimin e radhës për debitorët ndaj ujësjellësve. Kryeministri e quajti 1 shkurtin si ditën kur paqja merr fund.

“Në kuptimin e mundësisë për çdo konsumator që përfiton nga lidhjet e paligjshme për t’u legalizuar falas dhe për të mos pasur asnjë detyrim ndaj ujësjellësit. Më pas cdo lidheje paligjshem do ndëshkohet sipas ligjit”, tha ai.

Para pak ditësh Kryeministri Rama deklaroi se suksesi në reformën e ujit do të jetë kusht për kryebashkiakët socialistë nëse do të duan të rikandidojnë në 2019-ën.

Pamjet e shpërndara për mediat nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë tregojnë edhe përurimin e sportelit unik për fermerët e Fierit, gjatë të cilit Kryeministri premtoi transparencë për skemën e re financiare për fermerët, që Qeveria pritet të miratojë brenda muajit janar.

Ndërkohë, vetëdeklarimi i tyre në portalin e-Albania do t’u mundësojë, sipas Qeverisë përfitimin e shërbimeve në këto sportele unike, ku do të aplikohet për subvencione me fondet buxhetore dhe për programin IPARD, që mbështetet nga BE, apo këshillim dhe informacion për tregjet bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA