A ju ndihmon Ora e Trupit të humbni peshë?

09/01/2018 11:50

Kur flasim për rënien në peshë, duhet ti kushtojmë rëndësi dhe orës së brendshme, që është po aq e rëndësishme sa numërimi i hapave apo kronometri në palestër.

Ritmi cikardik, 24 orëshi që rregullon ritmin e trupit, duke filluar nga cikli i gjumit-zgjimit, temperatura e trupit deri tek hormonet dhe tretja, kanë mjaft ndikim në peshën tuaj.

Ndryshimi i orës së gjumit, ushqimit, ushtrimeve, mund të shkaktojnë çrregullime të ciklit cikardik, Në të kundërt, duke iu përmbajtur një orari të caktuar, dhe kohën kur duhet të konsumoni pjesën më të madhe të kalorive tuaja, ju ndihmon me rënien në peshë.

“Ne mund të përmirësojmë performancën tonë duke u përpjekur të përshtatemi me orën e Trupit dhe kohën e ditës kur bëjmë veprime të ndryshme”, thotë Robert L. Matchock, profesori i piskologjisë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.

Një mëngjes i bollshëm, një darkë “e varfër”
Një studim i publikuar në revistën “Obesity” zbuloi se vakti më i bollshëm është i lidhur me numrin në peshore. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 700 kalori në mëngjes, 500 në drekë dhe 200 në darkë dhe për 12 javë humbën mjaft peshë në krahasim me ata që konsumuan 200 kalori në mëngjes, 500 në drektë dhe 700 në darkë. Studimi pra, tregoi që ngrënia e një mëngjesi të bollshëm ndihmon në reduktimin më të shpejtë të glukozës.

“Kjo ka të bëjë me lidhjen e ushqyer “në kohë të gabuar” kur trupi nuk pret që ju të hani. Mund të lidhet dhe me faktin se ngrënia në darkë çrregullon gjumin e për pasojë dëmton metabolizmin”, thotë Kristen Knutson, neurolog.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA