8 janari i këtij viti në Korenë e Veriut ishte një ditë normale pune, ndryshe nga vitet e tjera.
Ashtu siç u paralajmërua nga publikimi i kalendarit të 2018-s në vendin komunist, kjo datë nuk ishte shenjuar si pushim, pavarësisht se është ditëlindja e liderit suprem.
Kim Jong-un ka gjashtë vite në krye të Koresë së Veriut dhe në gjithë vitet e mëparshme, ditëlindja e tij ka qenë një ditë pushime dhe festimesh.
Ndërkohë, një tjetër ditë që festohet është 16 shkurti, ditëlindja e Kim Jong-il, babait të Kim Jong-un, që njihet si “Dita e Diellit Shkëlqyes”.
Ditët e fundit qarkulloi lajmi se Koreja e Veriut mund të ketë bombarduar aksidentalisht një qytet të sajin. Të paktën kështu pretendojnë zyrtarë amerikanë pasi kanë analizuar pamjet e reja satelitore të marra pranë një baze sekrete ushtarake të shtetit diktatorial.
Raketa Hwasong KN-17 me rreze të mesme veprimi u lëshua nga fusha e aviacionit të provincës së Pyongan, 40 milje në veri të Pyongyang 28 prillin e kaluar.
E sipas autoriteteve amerikane bazuar tek imazhet e siguruara nga sateliti, ajo nuk ka goditur objektivin e planifikuar, por një objekt që mendohet se është një ndërtesë për industrinë e agri-kulturës.
Top Channel