Tërmet në Athinë, lëkundet toka në Greqinë qendrore
31/12/2017 13:00
Një tërmet me magnitudë 4.6 është ndjerë në Athinë dhe Greqinë qendrore mëngjesin e së dielës, pa raporte për dëme apo viktima.
Dridhja e tokës u regjistrua në perëndim të Athinës, në orën 06:02 të mëngjesit në Gjirin Korinthian, me vlerësime sipas të cilave epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 5 kilometrash.
“U duk sikur ishin dy tërmete njëri pas tjetrit. Ishte një tronditje e fortë, më zgjoi nga gjumi”, thotë një banor.
Qendra Gjeologjike Amerikane tha se epiqendra e tërmetit ishte 79 km në veri-perëndim të Athinës.
Top Channel