Presidenti Meta dhe kapiteni i kombëtares vizitojnë shtëpinë e fëmijës
30/12/2017 13:30
Presidenti Ilir Meta vizitoi shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë.
Presidenti u shoqërua në jëtë vizitë nga kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Ansi Agolli.
“Më shumë vëmendje dhe dashuri për fëmijët jetimë”, u shpreh Meta.
Kreu i shtetit shtoi se “fëmijët jetimë i kanë gjithmonë dyert e hapura në Presidencë” dhe se “festat e fundvitit janë ditë reflektimi dhe solidariteti”.
Top Channel