Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj Pak ditë pasi pranoi zyrtarisht se ka ngadalësuar me dashje një pjesë të konsiderueshme të iPhone-ve të viteve të shkuara, Apple e përballur me kritika të mëdha, kërkoi falje për veprimin e saj.
Kompania tha se do të zëvendësojë bateritë për kosto më të ulët dhe se që prej 2018-s do të ofrojë programe përmes së cilave klientët mund të monitorojnë gjendjen e baterisë. Prej shumë kohësh, një pjesë e mirë e klinentëve të Apple dyshonin se kompania ngadalësonte iPhonet e vjetër, në mënyrë që ti detyronte ata të blenin modelet e reja.
Sigurisht që Apple nuk e pranon këtë, por pranoi se kishte ngadalësuar disa prej telefonëve me bateri të vjetra në mënyrë që të zgjaste jetën e vetë pajisjes. Duket se pak vetë e kanë besuar justifikimin e Apple, madje në komentet në rrjetet sociale janë shtuar thirrje për padi ndaj saj.
Aktualisht në SHBA janë bërë 8 padi ndaj Apple për çështjen e ngadalësimit të telefonëve të vjetër, aksione ligjore që po zhvillohen edhe në Izrael dhe në Francë. Vetë kompania tha se po merr masa që të adresojë shqetësimet e klientëve për të rifituar besimin e tyre, ndërsa ofroi ndërrim baterie jashtë garancie me 29 dollarë në vend të 79 për iPhone 6 e më lart.
Fakti që Apple e pranoi ngadalësimin e iPhonevë vetëm kur kjo u zbulua nga njerëzit, ka dëmtuar jo pak besimin tek kompania dhe shumë përdorues të iPhone tashmë po konsiderojnë kalimin tek rivalët.
Top Channel