Marku takon kreun e SHISH; edhe ambasadorja gjermane në zyrën e kryeprokurores

28/12/2017 19:42

Në zyrën e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku këtë të enjte ishte në një takim zv.drejtori i Përgjithshem i Shërbimit Informativ Kombëtar.

Helidon Bendo mbërriti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e kësaj të enjte dhe u largua prej andej pas një takimi me shefen e re të akuzës.

Nga Prokuroria e Përgjithshme nuk pati asnjë koment për këtë takim, por vetëm një informacion për takimin që Prokurorja e Përgjithshme pati me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz.

Diplomatja gjermane shprehu mbështetjen e vendit të saj për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dy-palësh në fushën e sigurisë dhe të ndjekjes penale.

Marku shprehu vlerësimin për ndihmesën e madhe që kanë ofruar autoritetet gjermane për Prokurorinë Shqiptare, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në koordinimin për hetime të përbashkëta.

Prokurori i Përgjithshëm garantoi ambasadoren Schütz se do të intensifikohet aktiviteti institucional në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme, si edhe do të forcohet më tej bashkëpunimi vendas dhe ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA