Ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skënderi, ka dëshmuar në procesin penal ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm, Artur Zoto.
Dëshmitari Skënderi i tha gjykatës se i mbrojturi i drejtësisë Iliaz Labi, ish-zëvendësi i Artur Zotos, nuk kishte marrëdhënie të mira me eprorin Zoto, për shkak të konflikteve të shpeshta mes tyre. Sipas dëshmitarit Skënderi, ish-zëvendësdrejtori Labi nuk ka thënë të vërtetën kur përshkruan se i kishte dhënë lekë eprorit Zoto pas tenderit të ushqimeve për të dënuarit.
Por, më herët gjatë një seance ballafaqimi, Iliaz Labi ka këmbëngulur se ka kërkuar 20% të tenderit pas kërkesës së drejtorit të përgjithshëm Artur Zoto. Ky version kundërshtohet nga i akuzuari Zoto me arsyetimin se dëshmitari i drejtësisë Labi po gënjen për t’i shpëtuar përgjegjësisë së vet ligjore.
Procesi vazhdon…
Top Channel