Longlong duket si çdo qen tjetër, por ai ka një problem me mpiksjen e gjakut, pikërisht ajo që donin shkencëtarët në Kinë.

Ky këlysh është një klon, por një klon special, pasi gjenet nga të cilat ai u krijua u modifikuan në laborator për të zhvilluar sëmundjen arteriosklerozë. Pas ndryshimit të gjeneve, sëmundja që është një shkak kryesor i infarkteve dhe problemeve të zemrës, kaloi tek Longlongu, këlyshi që po përdoret nga shkencëtarët për të studiuar këtë gjendje dhe kurat e mundshme.

Kompania Sinogene, krijuesja e LongLongut tha se ai është qeni i parë që krijohet nga gjene të modifikuara. Por Longlong nuk është i pari, pasi kompania ka krijuar edhe tre të tjerë, Apple, Xixi dhe Nuonuo, që janë gjenetikisht identikë.

Sipas shkencëtarëve qentë janë kafshët që kanë më shumë sëmundje të trashëgueshme të ngjashme me njerëzit, prandaj janë modeli më i mirë për tu studiuar. Meqë sëmundjet e zemrës janë vrasësi kryesor i njerëzve, një qen me sëmundje të porositur si Longlong është kavia perfekte e laboratorit për tu studiuar që në gjenezë.

Sigurisht implikimet etike janë të mëdha dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve, por jo vetëm, janë hedhur në sulm. Sipas tyre kafshët nuk mund ët trajtohen në këtë mënyrë, për më tepër në kinë, ku nuk ka ligje si në perëndim për mbrojtjen e tyre, madje as të njerëzve, nëse dikush do të vendosë që klonimin ta çojë një nivel më lart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA