Presidenti garanton: TAP do të furnizojë Italinë me gaz në fillim të 2020-s

22/12/2017 16:49

Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP), që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani drejt Europës, pritet të nisë funksionimin në Itali në fillim të vitit 2020, pavarësisht disa protestave lokale kundër projektit prej 4.5 miliardë eurosh.

“Jemi në rrugën e duhur për të hapur rubinetin e gazit në tremujorin e parë të vitit 2020”, tha presidenti i TAP-it, Walter Peeraer, në një intervistë për “Reuters”.

TAP, pjesa fundore e Korridorit Jugor të Gazit prej 40 miliardë dollarësh, parashikohet të sjellë rreth 10 miliardë metra kub gaz nga sheshburimi Shah Deniz II në Azerbajxhan, pikërisht në fshatin e vogël bregdetar San Foca, në rajonin jugor të Puglias, në vitin 2020.

Por, kundërshtimi nga këshilli lokaldhe autoritetet rajonale, sikurse edhe përplasjet e vazhdueshme mes protestuesve kundër TAP dhe policisë, kanë shkaktuar vonesa dhe kanë shtuar shqetësimin se projekti mund të mos i përmbushë afatet, e ndoshta edhe të spostohet.

Michele Emiliano, guvernator i rajonit të Puglias, ka bërë thirrje që gazsjellësi të zhvendoset më në veri, teksa ka dorëzuar një seri padish ligjore që kanë shkaktuar irritimin e Romës zyrtare.

Qeveria italiane, e vendosur për ta transformuar Italinë në një portë gazi për Europën jugore, e konsideron TAP-in një prioritet strategjik.

Në territorin e Puglias janë programuar rreth 14 mijë kilometra të gazsjellësit, diku me presion të ulët, të mesëm apo edhe të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA