Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka takoi strukturën speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme të Batalionit të Xhenios.
Një kontigjent i kësaj strukture u kthye pak ditë më parë nga Letonia dhe Mali, ku Shqipëria përfaqësohet me efektivët e saj, pjesë e misionit të NATO-s që prej qershorit të këtij viti.
“Kontributi juaj, i vlerësuar edhe nga drejtues të misionit nga vendi ku ju vinit, është një tjetër provë e profesionalizmit të ushtrisë shqiptare”, u shpreh Xhaçka para efektivëve.
Më tej, ajo nënvizoi se profilizimi dhe modernizimi i FA-së sot është temë e ditës për të qenë atje ku të tjerët e kanë të pamundur të hyjnë. Sepse Shqipëria është NATO, është vendi i djemve dhe vajzave që gjenden aty ku ka më shumë nevojë për të garantuar sigurinë e jetës.
Në fund, ministrja Xhaçka deklaroi se investimi në të ardhmen e FA-së është investimi i duhur, që Shqipëria të jetë një vend më i mirë, më i sigurtë dhe më i begatë për fëmijët tanë.
Top Channel