Meta: Arsimi, politika të dobishme kur i shërbejnë punësimit

21/12/2017 14:30

Kreu i shtetit Ilir Meta ka marrë pjesë në 60-vjetorin e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në teatrint “Migjeni” të qytetit.

“Arsimimi luan një rol vendimtar dhe të pazëvendësueshëm në epokën e re të dijes dhe të informacionit, të shpejtësisë së lëvizjes dhe shpërndarjes së saj në një mënyrë të paimagjinueshme disa vite më parë, por politikat tona të arsimimit kthehen në politika të dobishme kur ato i shërbejnë punësimit dhe e synojnë atë”, është shprehur z. Meta në fjalën e tij.

Me këtë rast, Presidenti Meta vuri në dukje dhe çmoi edhe njërin prej pedagogëve të shquar të Universitetit, Profesor Doktor Dhimitër Dhora me Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të spikatur shumëvjeçar si lektor dhe metodist i lëndëve biologjike për edukimin e përgatitjen profesionale të mësimdhënësve të rinj. Me mirënjohje për veprimtarinë e gjerë si studiues dhe autor i disa botimeve të vyera shkencore e programeve akademike në fushat e biodiversitetit, faunistikës, ekologjisë dhe biogjeografisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA