Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti në takimin e fundvitit atashetë ushtarakë shqiptarë nëpër botë.
Gjatë takimit, ministrja u ka bërë apel përfaqësuesve ushtarakë që të rrisin angazhimin për përfitimin e më shumë projekteve me ushtritë e vendeve aleate, ku ata ushtrojnë misionet e tyre.
Më konkretisht, Xhaçka u ka kërkuar të luajnë rol më proaktiv në drejtim të arsimimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, gjë që do të rriste cilësinë e performancës së Forcave të Armatosura.
Gjithashtu, ministrja Xhaçka porositi atashetë ushtarakë që të kujdesen maksimalisht për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura që gjendet në zonat e tyre të përgjegjësisë nepert bote, që nga studentët e deri tek efektivët e dislokuar në misione.
Top Channel