Tiranë, ndërron jetë në autobus 53-vjeçarja. Policia: Pësoi infarkt

20/12/2017 17:20

Një 53-vjeçare ka ndërruar jetë rreth orës 15:00 teksa udhëtonte me një autobus të linjës së Tiranës së Re.

Raportohet se viktima është shtetësja me incialet L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër.

Sipas mjekut të ambulancës paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e “arrestit kardiak”, raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA