Dhunohen kishat në Korçë; dyshohet për vjedhje

20/12/2017 14:19

Dy kisha janë dhunuar mbrëmjen e së martës në Korçë. Hyrjet e kishës së Shën Mërisë dhe të Shën Gjergjit dyshohet se janë dëmtuar me qëllim grabitjeje.

Me sharra dhe leva grabitësit janë munduar të shyejnë arkat e parave që hedhin besimtarët, por nuk ia kanë arritur qëllimit për shkak se ato kanë qenë të betonuara.

“Kanë tentuar ta vjedhin. Kanë shkallmuar, kanë këputur kyçin dhe kanë goditur me leva. Nuk e kanë hapur dot, por vetëm kyçin kanë këputur. Para një muaji tentuan të hapnin dritaret, por nuk e kishin hapur dot sepse ajo është e betonuar. Ka gati 4-5 herë që është bërë kjo. Policia thotë se ka diktuar personat, por nuk i ka arrestuar ende”, thotë Dhionis Mitrollari.

Dy ditë më parë në qytetin e Korçës u dëmtua edhe hyrja e kishës së Shën Sotirit, ndërkohë që Mitropolia e Korçës ngriti alarmin për raste të ngjashme që po përsëriten në objektet e kultit edhe në fshatra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA