Shkolla e rrezikuar në Peqin

15/12/2017 14:21

E dëmtuar nga tërmeti i vitit 2014, shkolla 9-vjeçare e Njësisë Administrative Shezë, Bashkia Peqin, po vë në rrezik jetën e rreth 200 nxënësve që mësojnë në të.

Në kohën e dëmtimit nuk u mor asnjë masë për riparimin e shkollës, ndërsa degradimi vijoi edhe më tej. Çarjeve të mureve dhe të dyshemesë, i shtohen edhe problemet e tarracës së paizoluar. Si pasojë, në disa klasa pikon uji kur bie shi. Jashtë funksionit janë edhe tualetet e shkollës.

Gëzim Dalliu, drejtori i shkollës, shprehet: “Në momentin që unë kam marrë detyrën, shkolla ka qenë në këtë gjendje, por thatësira e këtij viti e ka acaruar më tej. Kemi bërë kërkesa të Zyra Arsimore dhe bashkia”.

Specialistë të prefekturës dhe të Bashkisë së Peqinit kanë bërë konstatimin e gjendjes duke dalë në përfundimin se në kushtet në të cilat ndodhet kjo shkollë, rikonstruksioni është i pamundur.

Bashkia Peqin ka deklaruar se nuk e përballon dot as faturën financiare të një shkollë të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA