Dëborë në Dajt, e diel argëtimi për kryeqytetasit
10/12/2017 17:14
Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur malin e Dajtit. Këtë të diel shumë familje zgjodhën këtë destinacion të afërt me Tiranën, për të kaluar fundjavën.
Shumica mësuan për dëborën që kishte zbardhur majën e Dajtit, nga dritarja e shtëpisë së tyre dhe nuk nguruan të shkonin për të shijuar këtë magji.
Por ata që e përjetojnë më së shumti këtë atmosferë janë fëmijët. Muzikë, ushqim dhe lojëra të ndryshme, kjo ishte atmosfera që ofronte Dajti sot.
Top Channel