Kapen hajdutët e banesave, dy “përsëritës” në pranga
08/12/2017 13:56
Policia e Tiranës arrestoi dy të rinj të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin arritur të vidhnin banesat e tre shtetasve, në Kamëz.
Të arrestuarit dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së celularit, të një të miture.
Edison Sula, 26 vjeç, dhe Fatmir Murati, 29 vjeç, rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Gjatë operacionit “Udhëtimi i Fundit ” u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.
Top Channel