Është errësirë dhe muzika dëgjohet nga të katërta anët e klubit. Është nxehtë, dhe njerëz të djersitur kërcejnë nën ritmet e këngëve klasike të viteve ’90.
Por mos u keqkuptoni, nuk është një klub nate. Quhet Clubbercise (anglisht: bashkimi i emrave Club dhe Exercise), klubi i stërvitjes, që do të bëhet trend vitin e ardhshëm që kombinon kërcimin me ushtrimet.
Klasat janë një bashkim i kërcimit, tonifikimit dhe taktikave luftarake të lëvizjes me dritat dhe flash LED të stilit të klubeve të natës.
Nëse jeni të ndrojtur të kërceni në dritë normale, këto ushtrime janë fiks për ju. Kërceni në një dhomë të errët, mund të lëvizni si të doni në ritmet e muzikës.
Jo vetëm kaq, por themeluesja e Clubbercise, Claire Burlinson Green, thotë se serizoisht mund të digjni kalori.
“Idea e Clubbercise erdhi kur kuptuam se duhet të kishim mundësinë të kërcenim sa donim, pasi ishte e pamundur për shkak të angazhimeve familjare dhe punës. Për shumë njerëz është vështirë të qëndrojnë në formë, kështu që duke krijuar një mënyrë gazmore për djegien e 600 kalorive në një sesion është gjë e madhe për njerëzit dhe është mirëpritur”, thotë Claire.
Top Channel