Janë vetëm përmbytjet e para për këtë vit dhe siç tha kryeministri Rama në Komitetin e Emergjencave Civile, problematikat që u shfaqën janë shumë. Urgjente dhe e domosdoshme , theksoi ai, është një ndryshim ligjor që e bën të detyrueshëm sigurimin e banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore.
“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështuPërparësi është marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneset nga përmbytjet. Duhet sensibilizuar të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi”, tha Kryeministri.
E ndërsa kjo nismë i përkët të ardhmes, Kryeministri qetësoi banoret e zonave te përmbytura, duke premtuar kompensimin e dëmeve nga buxheti i shtetit.
“Sa na takon ne, do të bëjmë maksimumin siç kemi bërë herën e shkuar që nuk kemi lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që kanë pasur. Është shumë e e rëndësishme të bashkëpunohet ngushtësisht me prefektet dhe pushtetin vendor”, vijoi ai.
Kryetari i opozitës nga ana tjetër akuzoi Edi Ramën se i ka braktisur qytetarët dhe po bën propagandë. Duke marrë shkas edhe nga një postim i Kryeministrit tek e quajti spektakolare pamjen e Semanit tashmë te mbledhur në shtratin e tij, Basha tha se asgjë të tillë nuk ka në fshatrat nën ujë të Fierit, Vlorës apo Fushë-Krujës.
Sipas tij ka vetëm dy gjëra spektakolare: përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media si sukses qeveritar dhe lënia e qytetarëve në mëshirë të fatit pa ujë, ushqime dhe drita.
Lulzim Basha bëri thirrje për dëmshpërblimin për ato që i cilësoi humbje të pallogaritshme të pësuara që në fillim të dimrit të gjatë.
Top Channel