U aksidentua me eskortën e Ramës, gjykata e lë në burg

30/11/2017 18:34

Gjykata e Korçës dha arrest me burg me afat 30-ditor për Spiro Naçin, i cili shkaktoi aksidentin me eskortën e kryeministrit më 27 nëntor.

Ende nuk janë përcaktuar llojet e shkeljeve nga ekspertët dhe as akti mjeko-ligjor për të dëmtuarin Ervin Musai. I plagosur lehtë mbeti edhe Shkëlqim Pojana.

Nga përplasja e disa mjeteve në rrugën Pogradec-Korçë u plagosën disa persona, mes të cilëve edhe dy efektivë të Gardës së Republikës, të cilët u dërguan për trajtim të specializuar në Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA