Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, nën akuzë për korrupsion, këmbëngul se ish-vartësi i tij, Iliaz Labi nuk po thotë të vërtetën.
Me argumentin se nuk komunikonte prej kohësh me Labin, Artur Zoto i tha gjykatës se ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nuk kishte qenë asnjëherë në zyrën e tij.
Por ndërsa Iliaz Labi në një seancë të mëparshme e akuzoi Zoton se ja kishte dhënë atij lekët për tenderin e ushqimeve, Zoto e kundërshtoi këtë dëshmi.
Sipas tij, ai nuk kishte patur asnjë komunikim dhe asnjë takim me biznesmenët, të cilët dyshohen se kishin paguar për të fituar tenderin.
Artur Zoto i kërkoi gjykatës ngritjen e një komisioni të veçantë që të verfikojë tenderin për të cilin akuzohet.
“Nëse jam këtu, jam për gjëra të tjera dhe ju e dini mirë”, tha ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.
Top Channel