Dieta që të sjell në formë për Krishtlindje

29/11/2017 11:03

Festa e Krishtlindjeve janë gjithmonë edhe një sforco përsa i përket ushqimit, mes drekave në familje, darkave festive dhe koktejleve të tipeve të ndryshme.

Kështu që është më mirë të merrni masa para për të mos patur pastaj ndjesi faji se keni ngrënë shumë për festa.

Para festave
Ndiqni një regjim ushqimor të lehtë, si mishin e bardhë dhe peshkun duke kufizuar karbohidratet, (patatet, bukën, makaronat, orizi dhe drithëra të tjera) me vetëm një porcion në ditë.

Fokusohuni tek perimet dhe kufizoni frutat me shumë sheqer në pak vakte në ditë, duke i konsumuar si mesvakte. Ndërsa mbrëmjen zëvendësojeni me një supë perimesh të ngrohtë. Për drekë, sallata e zakonshme, madje provojeni dhe të ngrohtë, me perime në avull dhe konsumojeni të ngrohtë. Eleminoni tërësisht ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet e gazuara, kanë shumë kalori dhe asnjë efekt ngopjeje.

Kujdes edhe me shtesat, si vaji i ullirit ekstra i virgjër, duke e hedhur një herë në një lugë gjelle e më pas në pjatë, kujdes të mos përdorni asnjë lloj kripe, duke nisur që nga majonezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA