E braktisur në mes të rrugës. 60-vjeçarja që shtëpi ka një qesë plasmasi

27/11/2017 15:38

Prej një viti fle në trotuar dhe ushqehet vetëm me ushqimet që njerëzit i falin. Qëkur i është shembur shtëpia, Drane Plani, 60 vjeçe fle çdo natë kështu.

Duke u dridhur nga i ftohti ajo ngrihet dhe fillon e rrëfen historinë tragjike të jetës së saj.

“Nuk kam pasur fëmijë, s’jam martuar. Kam jetuar me motrën. Motra më vdiq, mbeta vetëm. Nuk shkoj në azil”, shprehet ajo.

E braktisur dhe pa familjen që thotë se nuk e krijoi kurrë, të vetmit dëshmitarë të jetës së saj të trishtë, pensionistja ka banorët e lagjes pranë stacionit të trenit.

Në emër të saj edhe ata kërkojnë ndihmë për një psikolog, një mjek dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet.

“Kërkojmë ndihmë për këtë të moshuar. Institucionet përkatëse të jenë më afër këtyre njerëzve, sepse jeta është më e rëndësishme se çdo gjë”, deklaron Sokol Gjoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA