Vidhnin energjinë elektrike, procedohen penalisht 3 biznese

22/11/2017 17:51

Strukturat e Task Force të OSHEE, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, kanë proceduar penalisht 3 biznese, të cilat akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, duke shfrytëzuar edhe linja paralele.

Dosjet e këtyre rasteve i janë përcjellë prokurorisë, e cila po heton mbi personat përgjegjës të shkeljes në fjalë.

Kontrollet po ushtrohen në të gjithë vendin dhe OSHEE deklaron se është e vendosur të godasë pa dallim abonentët që vjedhin energjinë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA