Përjashtime nga taksa e pronës

20/11/2017 15:43

Familjet në ndihmë ekonomike, një pjesë e pensionistëve dhe disa kategori të tjera të shtresave në nevojë nuk do të paguajnë taksë prone. Qeveria pranoi propozimin e deputetëve të mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, për të përjashtuar nga taksa një sërë kategorish.

“Të ndërtesave të banimit të kryefamiljarëve, që përfitojnë pension pleqërie, ose social që janë me banim në fshat ose qytet dhe familja përbëhet vetëm nga pensionistë. Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe kryefamiljarët me aftësi të kufizuar. Ndërtesat e kryefamiljarëve që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar, ose të vetëpunësuar”

Por qeveria nuk pranoi një tjetër politikë sociale, këtë herë të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të ulur tatimin mbi vlerën e shtuar për ushqimet bazë.

Përparim Spahiu, deputet i LSI-së: Të reduktohet TVSH për ushqimet bazë të shportës, bukë, vaj, sheqer dhe mallrat e shportës bazë, nga 20 për qind që është aktualisht, të ulet në 5 përqind. Impakti në buxhet nuk është i ndjeshëm sepse ky reduktim do të përkthehet në rritje të konsumit.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave: Në përgjithësi këto nuk shkojnë në favor të konsumatorit si çmim, por rrisin marzhin e fitimit të sipërmarrjes.Katër produkte që kemi bërë ne një vështrim, është 18 miliardë lekë ulje e të ardhurave nga TVSH.

Propozimet e tjera të paketës fiskale u lanë të pandryshuara sipas variantit të Qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA