PD: Qeveria thyen traditën, përjashton opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit

17/11/2017 13:27

Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat ka denoncuar atë që ajo e quan thyerje të traditës për përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.

Deklarata e plotë e PD
Që në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale maxhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë, deri më 14 nëntor 2017, kur qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me përfaqësuesit e saj, si Ditmir Bushati e të tjerë, por pa opozitën. Kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Genc Pollo, nuk iu dergua ftesë.

Ky veprim nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, as në Bruksel e as gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie, e cila po rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur, duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA