Në ambientet e Qendrës së Integruar ADISA në Fier, u zhvillua këtë të martë aktiviteti përurues i projektit “Mbështetje për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Publike me në Qendër Qytetarin” – IPSD, financuar nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me “Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara”.
Të pranishëm në këtë aktivitetet prezantues ishin Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, Drejtoresha e ADISA Anisa Gjika, Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, përfaqësues të lartë të Delegacionit të BE-së si dhe të Bankës Botërore në Shqipëri.
“Falë këtij projekti që po lançohet sot, i cili synon avancimin e modelit unik të ADISA nëpërmjet integrimit të mëtejshëm të shërbimeve, bazuar në zgjidhje më inovatore në forcimin e kuadrit ligjor dhe në luftën kundërkorrupsionit, qytetari do të kalojë në një lidhje më të fortë me administratën shtetërore dhe do ta shikojë atë si njëpartnere më efiçiente dhe transparente, e cila do t’i gjendet atij si në kohë, cilësi dhe standarde më të përafruara me ato të BE-së”, tha në fjalën e saj, zv.Kryeministrja Mesi.
Top Channel