Bisedimet e Kretës mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet dypalëshe nuk kanë ende një version zyrtar dhe deputetët e opozitës kërkojnë në interpelancë ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Tritan Shehu: Së pari është më racionale që ministri bushati, para se të bëjë takimet të rëndësishme të paraqesë platformën e atyre diskutimeve.
Klajda Gjosha: është me vend për ta dëgjuar se cfarë është diskutuar.
Mimi Kodheli: Do të ishte shumë e nevojshme për ta dëgjuar në lidhje me bisedimet dhe hapat që do të ndiqen më tej.
Gjatë pasdites, në mbledhjen e grupit të PS, Kryeministri Edi Rama vlerësoi bisedimet e Kretës.
“Bisedimet në Kretë janë një moment i rëndësishëm për diplomacinë tonë dhe dinamikën për marrëdhëniet mes dy vendeve. Greqia është partner strategjik, duam të kemi traktat partneriteti strategjik. Më vjen mirë që më në fund palët janë në tryezë. Diskutimi nuk bëhet me deklarata të lëshuara në distancë dhe që më në fund çështjet adresohen në mënyrë racionale dhe kjo ndikon në lehtësirat e domosdoshme të klimës, sidomos në funksion të njerzve”, deklaroi Rama.
Kryeministri thotë se është një proces në vazhdimësi, jo i lehtë, por që vjen si rezultat i këmbënguljes dhe durimit. Rama inkurajoi ministrin Bushati.
“Për të ecur para në këtë rrugë, duke e siguruar për mbështetjen dhe lëvizjen e të gjitha atyre komponentëve institucioneve të këtij procesi që duhen përfshirë për të shkuar më tutje”, deklaroi ai.
Top Channel