Kryeministri japonez, Shinzo Abe, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës së këtij të fundit në Japoni, në mesin e axhendës së ngjeshur, gjetën kohën edhe për një lojë golfi.
Deri këtu, jo shumëkush habitet, pasi njihet pasioni i presidentit amerikan për golfin. Por, ajo që ka bërë për të qeshur shumëkënd ka qënë diçka që duket se i ka shpëtuar syrit vigjilent të presidentit Trump.
Në një moment, kryeministri Abe ka mundur të nxjerrë topin e golfit nga një gropë e vështirë, e mbushur me rërë, por vet ai nuk e ka pasur këtë fat.
Televizioni japonez “TV Tokyo” ka transmetuar disa plane, që tregojnë një rënie spektakolare të një lojtari golfi, që sipas tij është vet kryeministri Abe.
Në pamje, rrjeti identifikon edhe lojtarin tjetër, për të cilin thotë se është Trump dhe që duket të shohë Aben, i cili me sukses ia del ta nxjerrë topin nga gropa e vështirë, por kthen shpinën pa parë çfarë ndodh më pas.
Imazhet janë ndarë gjerësisht në rrjetet sociale japoneze, që pasi “TV Tokyo” i transmetoi ato të hënën, me disa përdorues që e quajnë rënien e Abes “të këndshme”.
Top Channel