Një autobus i ri, pa shofer, e ka nisur zhurmshëm ditën e parë të punës së tij në Las Vegas. Kur mjeti bëri debutimin në qytet, ai u përfshi në një përplasje me një kamionçinë.
Gjatë incidentit në Las Vegas, autobusi ndaloi automatikisht në përpjekje për të evituar aksidentin, pasi sensorët e tij pikasën kamionçinën. Fatkeqësisht, kjo e fundit nuk ndaloi dhe u përplas me pjesën e përparme të autobusit.
“Nëse edhe kamionçina do të kishte pasur të njëjtët sensorë si autobusi, atëherë aksidenti do të ishte evituar”, thanë zyrtarët e qytetit.
Mediet lokale raportuan se askush nuk u dëmtua në aksident. Autobusët pa shoferë në Las Vegas janë pjesë e një projekti pilot 12-mujor. Ata ofrojnë transport pa pagesë në një trajektore të shkurtër.
Mjetet elektrike, që kanë 8 vende, janë prodhuar nga “Navya”, një kompani franceze. Projekti pilot do të testojë sesi mjeti do të përshtatet në rrjetin e transportit të qytetit, duke e ekspozuar publikun ndaj teknologjisë pa shofer.
Tetë pasagjerët brenda autobusit të përfshirë në incident, raportohet se kishin vendosur të gjithë rripat e sigurimit. Një prej tyre rrëfen se shoferi i kamionçinës nuk e kishte parë autobusin dhe kishte vazhduar drejt tij.
Shoferi është paditur tani nga autoritetet e qytetit për aksidentin. Vet autobusi është hequr nga shërbimi për pjesën tjetër të ditës, por qyteti planifikon të vijojë me projektin pilot.
Top Channel