Kreu i shtetit Ilir Meta sjell një risi të veçantë në institucionin e Presidencës, atë të komunikimit të drejt për drejtë me publikun, e veçanërisht shtresat në nevojë të shoqërisë.
Në Jubileun e 100-vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë Vorfnore” në Shqipëri dhe me rastin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit, Presidenca në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë organizon veprimtarinë në Presidencë “Java e Fëmijëve Jetimë”.
Organizimi i kësaj veprimtarie bëhet në kujdesin e veçantë të Presidentit Ilir Meta. Vetë kreu i shtetit ka zbuluar se kush do të jetë një nga njerëzit publik që e mbështet këtë nismë, dhe ai është Bes Kallaku. Meta ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook ku ndodhet në kopshtin e Presidencës ku është mbjellë dhe një shegë.
“Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Sot në Presidencë me Bes Kallakun për “Javën e Fëmijëve Jetimë”, shkruan kreu i Shtetit.
Top Channel