Aleatët e vendit tonë në NATO kanë dhënë vlerësime maksimale për kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare në misionet e përbashkëta.
Këtë fakt e ka konfirmuar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila mori pjesë në Ministerialin e NATO-s në Bruksel në datat 8 dhe 9 nëntor.
“Ministeriali i NATO dhe takimi me Sekretarin e Përgjithshëm, zotin Stoltenberg, por edhe takimet bilaterale me homologët e saj, anglez, italian, turk, kanadez, letonez dhe kroat, me të cilët trupat tanë operojnë në disa nga zonat më të nxehta të konfliktit evidentuam vlerësimin e jashtëzakonshëm për kontributin e burrave dhe grave shqiptare nën uniformë, të cilët na bëjnë krenarë me profesionalizmin dhe përkushtimin në të gjitha misionet, por kryesisht në Afganistan dhe detin Egje duke shpëtuar jetë njerëzish, por edhe duke projektuar siguri për vendet e konfliktit, por edhe për gjithë Aleancën”, tha Xhaçka.
Ministrja Xhaçka ka rikonfrimuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipëria ka përkundrejt Aleancës, si dhe detyrimin për të bërë të mundur, që buxheti dedikuar Mbrojtjes të arrijë në masën 2 për qind të PBB deri në vitin 2024.
Shqipëria i është përgjigjur kërkesës së Presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin, duke shtuar me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin “Resolute Support”.
Top Channel