Mësim në kushte anormale, shkolla drejt mbylljes
09/11/2017 11:33
Nxënësit e Zerqanit në Bulqizë nuk mësojnë si gjithë të tjerët.
Prej vitesh në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Zerqan mungojnë tualetet dhe uji. Shpesh nxënësit detyrohen të dalin në natyrë, apo në lokalet rreth shkollës.
Ndërtesa e shkollës nuk mirëmbahet, muret janë të palyera dhe ambienti jashtë standardeve higjienike.
Prindër e nxënës kanë ankesa edhe për mjetet mësimore që mungojnë. Shkollës i mungon edhe një ndër shtyllat e mësimdhënies, siç janë mësuesit e specialiuar për lëndë të caktuara.
Top Channel