Jo më ‘tym i shenjtë’, Vatikani ndalon shitjen e cigareve

09/11/2017 22:55

Papa Françesku ka urdhëruar ndalimin e shitjes së cigareve brenda Vatikanit nga viti i ardhshëm për shkak të shqetësimeve për shëndetin. Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Greg Burke, tha se vendimi i Papës ka ardhur pasi Vatikani nuk do që të bashkëpunojë me një praktikë që dihet se dëmton shëndetin e njerëzve.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetit, duhanpirja shkakton mbi shtatë milionë vdekje në botë, çdo vit. Cigaret janë shitur me çmim më të ulët për punonjësit e Vatikanit dhe pensionistët.

Pjesa më e madhe e turistëve në Vatikan thonë ndërkohë se është një ide e mirë ndalimi i shitjes së cigareve. Vatikani, një qytet shtet i vogël, i rrethuar nga Roma, është një nga të paktat shtete që ndalon duhanin.

Bhutani, ku duhanpirja konsiderohet e dëmshme për karmën e njeriut, ka ndaluar shitjen e tij në 2005. Kështu, shumë shpejt, i vetmi tym që do të shihet të ngrihet mbi Vatikan, do të jetë ai që del nga oxhaku i kapelës sistine që tregon votën e kardinalëve që zgjedhin një Papë të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA