Trump në Kinë, pritet me nderime të paprecedenta

08/11/2017 22:08

Presidenti amerikan ka mbërritur në Kinë për bisedime që sipas të gjitha gjasave do të dominohen nga tensionet me Korenë e Veriut.

Mbërritja e tij në Pekin erdhi pas një fjalimi para Parlamentit koreano-jugor në të cilin Trump i kërkoi kinës të izolojë akoma më tej Korenë e Veriut.

Shtëpia e Bardhë e konsideron Kinën një faktor të rëndësishëm në vënien nën fre të qëllimeve bërthamore të Koresë së Veriut, por thotë se Pekini nuk po bën aq sa duhet.

Presidenti Xi Jinping i ofroi një mikpritje të ngrohtë Trump në atë që është quajtur më shumë se sa një vizitë shtetërore. Para mbërritjes së tij në kinë, Trump lëvdoi presidentin kinez duke thënë se ai me zor priste ta takonte atë, pas fitores së madhe politike të tij. Së fundmi, Xi jinping konsolidoi akoma më shumë pushtetin në një kongres të partisë komuniste, një lëvizje që analistët thonë se do ta bëjë atë më pak të predispozuar për të arritur një kompromis me Trump.

Një tapet i kuq, bandë ushtarake, fëmijë me flamuj në duar, përshëndetën Trump dhe bashkëshorten e tij Melania në mbërritjen në Pekin. Një kontrast i dukshëm ky me ish presidentin Barack Obama që vizitoi kinën në javët e fundit të presidencës së tij, për të cilin nuk pati një tapet të kuq. Trump dhe zonja e parë Melania, vizituan fillimisht qytetin e ndaluar, që prej shekujsh ka qenë vendqëndrimi i perandorëve kinezë, e pas kësaj, patën edhe një ceremoni çaji. Së bashku me presidentin kinez dhe bashkëshorten e tij, ata do të darkojnë në qytetin e ndaluar, në atë që sipas CNN është një nderim i paprecedentë për një president amerikan.

Trump konsiderohet i dobët në shtëpi, kjo edhe për shkak të skandaleve dhe një axhende jo shumë të besueshme si edhe i distancuar në skenën ndërkombëtare. Ndërsa homologu kinez, konsiderohet si lideri më i fuqishëm që nga Mao Ce Duni, me një viziton për lidershipin kinez në skenën globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA